Mjedisi, nafta sërish ndot qarkun e Fierit

Mjedisi, nafta sërish ndot qarkun e Fierit
FIER- Situata mjedisore në qarkun e Fierit vazhdon të mbetet problematike. Edhe pas valës së parë goditëse të ARMM (Agjencisë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit),e cila u shoqërua me kontrolle të rrepta dhe penalizime të disa njësive vendore, situata nuk ka ndryshuar. Kanalet, lumenjtë e bregdeti janë shndërruar në fushë-grumbullimi të mbetjeve dhe inerteve. “Numrin e madh të pacientëve me fenol dhe helme në gjak dhe shkallën e lartë të paaftësisë shëndetësore të banorëve të zonës naftëmbajtëse, tashmë e deklarojnë edhe vetë institucionet, por ajo që të çudit është shurdhëria dhe heshtja institucionale ndaj shkaktarëve”, u shpreh një naftëtar i kësaj zone. ”Tokat tona, prodhimet, shëndeti ynë, vazhdojnë të dëmtohen nga interesat e industrialistëve, të cilët marrin shumë dhe nuk japin asgjë”, vijon ai.

Lumi i Gjanicës vazhdon të lëngojë nën peshën e inerteve, plehrave dhe mbetjeve industriale. Askush nuk po e ndal këtë masakër mjedisore, pasojat e së cilës po i vuan turizmi dhe ekonomia.

Drejtori i agjencisë rajonale të Mjedisit Sajmir Hoxha pohon për median se, në bashkëpunim me komunat janë marrë masa për vend-grumbullimin e mbetjeve. “Pas fazës së kontrolleve në terren dhe detyrimin e njësive vendore për miratimin e fushë-grumbullimit të plehrave, kemi filluar fazën e dytë me kontrollin faktik të fushave të plehrave, në lidhje me standartet dhe parametrat teknike”, deklaron Hoxha. Sipas tij, vala ndëshkuese ndaj njësive vendore dhe subjekteve ndotëse do të vazhdojë. Rreth 200 subjekte private, ndër më kryesorët kompanitë e naftës, janë futur në rrethin e verifikimit të inspektorëve mjedisorë. “Qëllimi ynë është paisja e subjekteve me leje mjedisore dhe standardizimi i lejeve të vjetra”, tha Hoxha.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje