Dita e sotme parashikohet të jetë me një mot të mirë, të qëndrueshëm pothuajse në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit të bërë nga MeteoAlb moti pritet që nga mesdita të ketë të ketë largim të vranësirave fillimish nga zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Orët e natës sjellin sërisht shpeshtim të vranësirave në vend.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten në mesditë duke  luhatur vlerat ekstremale ditore  nga 2°C  deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare  me shpejtësi  45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.