I gjithë qyteti i Durrësit është mbuluar nga mjegulla ditën e sotme, duke bërë që edhe ankorimi në portin e këtij qyteti nga anijet të jetë i vështirë.
Mjegulla e dendur ka bërë që anija turistike ”Sirena” me 670 turistë të huaj që ndodheshin në bordin e saj, të hasë vështirësi në ankorimin në port.
E ndodhur në këto kushte, anija “Sirena” ka ndezur sirena duke kërkuar orientim për akorim, të cilat janë dëgjuar në qytet.
Anija turistike “Sirena” 180 metra e gjatë, me ndihmën e rimorkiatorit ka mundur që ankorohet në port.