Mjekët e spitalit të Vlorës thonë se ngatërrimi i emrave të vajzave dhe ajo që është kthyer në një çështje të madhe mediatike, nuk është për faj të mjekëve, por për shkak të traumave dhe emrave të përmendura nga vetë vajzat në momentin që ato pyeteshin nga mjekët.

Besnik Elezi, shefi i shërbimit të Kirurgjisë tha ditën e djeshme për shqiptarja.com, se emrat e vajzave Dorina Hasa (e cila humbi jetën në aksidentin tragjik) dhe Elidona Gjinaj, (e cila vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës) ka ardhur nga vetë Elidona, e cila në momente shoku, ndërsa pyetej për emrin e saj, jepte emrin e shoqes së vet, që fatkeqësisht ka humbur jetën në aksidentin e Himarës.

"Pretendoj të sqaroj me fanatizëm çështjen e ngatërrimit të emrave që është një prej problemeve të medias këto dite tragjike mes dy vajzave Dorina Hasa (ne foto) dhe Elidona Gjinaj. Dorina Hasa vajza që nuk ka mbijetuar nga aksidenti tragjik nuk ka mbërritur në asnjë moment në spitalin e Vlorës, ndërkohë vajza që dhe sot (dje) ndodhet në kujdesin e stafit mjekësor të Vlorës Elidona Gjinaj në gjendje shoku dhe trauma në momentin e mbërritje në ambientet tona identifikohej me emrin e shoqes që mbante në krahë në momentet që kishte ndërruar jetë. Në momentin që pyetej për emrin ajo përgjigjej vetëm DORINA HASA, dhe gjatë kontrolleve, dhe gjatë mjekimit. U hap një dosje me emrin Dorina Hasa, një dosje që është në spitalin tonë, por gjithmonë duke ju referuar diagnsotikimit dhe mjekimeve të Elidona Gjinaj, e cila gjithashtu ka dosjen e saj.

Doktor si paraqitet gjendja e Elidonës momentalisht?
Elidona gjendet deri diku në përmirësim duke qenë se ka fraktura në kokë nga e cila nuk ka deficite në të ardhmen. Në të kundërt ne do ishim vënë në lëvizje për trasferim drejt Tiranës. Ka dëmtime në mushkri si shumica e viktimave të aksidentit, por në gjendje të kontrollueshme.

Po ndërkohë vajzat e tjera?
Nëse do ishte e nevojshme t'i ndaja, më e dëmtuar do cilësohej Adiola Mustaku, e cila ka 4 brinjë të thyera, dëmtime të mushkrive me mbledhje ujë dhe gjak, vertebër të dëmtuar dhe një hematoma me hije të jashtme të dukshme dhe të dhimbshme, por jo gjendje për të rrezikuar jetën e saj. Ditën e sotme për shkak të ndëryhrjeve ka qenë e nevojshme furnizimi me gjak i saj. Ky është dhe rasti i parë për të vënë në pah se nuk ka patur raste të tjera në nevoja gjaku, ndonëse u ndeshëm me solidaritetin e njerëzve.
Gjithçka paraqitet mirë, nuk jane ende në gjendje për të lëvizur nga ambjentet tona në të kundërt do ishte dhënë aprovimi njësoj si me vajzat e tjera.

Ka pasur bashkëpunime me staf social? Psikolog, punonjës social?
Duhej në fakt....(doktori ndërron tematikë)
(sg/shqiptarja.com)