TIRANE - Mjekët e QSUT-së shprehen se ata janë të rrezikuar në çdo rast për t’u prekur nga infeksione të rënda, pa përjashtuar as HIV. Kjo pasi pacientët që iu vijnë, sidomos ata që vijnë urgjencë, mund të jenë bartës të çfarëdo lloj sëmundjeje.
“Kemi pasur raste që kemi mjekur dhe ndjekur një pacient me HIV pa e ditur se është i infektuar. Jo se ka problem, por nëse e dimë edhe masat që marrim janë më të mëdha, qoftë për të mbrojtur veten, qoftë për të mbrojtur pacientët e tjerë”, - na tregojnë mjekë të shërbimeve të ndryshme në QSUT.
“Te pavijoni ynë na erdhi një pacient që ishte me HIV. Na e sollën urgjencë dhe sigurisht ne nuk e dinim se çfarë kishte. E bëmë gati për ta futur në sallë, sigurisht e operuam, por vetëm më pas e morëm vesh që ishte i prekur nga HIV, pasi gjendja e tij nuk po përmirësohej.
Por në këto raste mjekët dhe stafi që e kanë operuar janë vënë në rrezik, pasi duke mos e ditur, edhe kujdesi mund të jetë më i pakët. Ndërsa kur e di, merr masa paraprake. P.sh nuk e prek pa doreza, bën kujdes me aget që të mos shpohesh, etj.”, - na shpjegojnë ata.
Por duket se edhe vetë bluzat e bardha në vendin tonë nuk e kanë tejkaluar ende ‘frikën’ nga virusi AIDS. Kjo pasi ka pasur edhe raste kur është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë, që të bindë mjekët për të futur në sallën e operacionit, një të sëmurë me HIV.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe një vit më parë, ku asnjë prej mjekëve nuk merrte përsipër të bënte ndërhyrjen kirurgjikale të një pacienti me HIV, derisa Ministria e Shëndetësisë u dha urdhër që ta fusnin në sallë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com