Mjekët: Këshillat për tu
mbrojtur nga i ftohti pola

Sipas mjekëve çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t'u infektuar me virusin e gripit stinor ose të bëjnë komplikacione nga gripi. Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik që kanë bërë gati edhe paketën e informimit për publikun në rrezik më të madh janë: fëmijët e vegjël nën 5 vjeç , sidomos deri në 2 vjeç; personat 65 vjeç e sipër; gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike, si: astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e gjakut, sëmundjet me ulje të sistemit imunitar si HIV/AIDS, kancer, etj. Kushte neurologjike, si epilepsia, distrofia muskulare, vonesa të rënda të zhvillimit, obezët. Ata këshillojnë se në rast temperaturash tepër të ulëta, dalja nga shtëpia të bëhet në orët më pak të ftohta të ditës, duke evituar mëngjesin e hershëm, si dhe orët e mbrëmjes. Shumë kujdes duhet të tregojnë personat me sëmundje kardiovaskulare ose të frymëmarrjes, të cilët duhet të vishen mirë para se të dalin. Është e rëndësishme që ushqimi të jetë i ekuilibruar. Duhen konsumuar patjetër dy litra lëngje në ditë, preferohet çaji apo lëngu i portokallit.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave