Mjekë e farmacistë, data kur do zhvillohen provimet

Mjekë e farmacistë, data kur do zhvillohen provimet

Foto ilustruese

Nga data 7 deri në 22 maj do të zhvillohet provimi i shtetit për mjekët, infermierët dhe profesiont e tjera të shëndetësisë. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin, ku të parët që do testohen do të jenë mjekët, më pas farmacistët, stomatologët dhe do përfundojë me të rinjtë që janë diplomuar për Teknik Laboratori. Pa marrë provimin e shtetit asnjë prej këtyre profesionistëve nuk mund të punësohet.

Provimi

“Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit ju bëjmë me dije sa më poshtë: - Provimet e shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore nga java e dytë deri në javën e katërt të muajit Maj 2018. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: - letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); - kopje të Kartë ID ose Pasaportë; - faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes); Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi; 2. ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; 3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”, - thotë në një njoftim Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Pikët

Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 9  nëse merr 85-94 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75-84 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65-74 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55-64 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50-54 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5. Kandidati i vlerësuar me notën 4, përsërit provimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike