Mjekësia letër MASH-it: Se duam
Universitetin, se përballojmë dot

Mjekësia letër MASH-it: Se duam<br />Universitetin, se përballojmë dot
TIRANE - Debati ku janë përfshirë së fundmi profesorët e Mjekësisë, për kreun e këshillit të profesorëve, duket se po zbulon pak nga pak edhe përplasjet reale që kanë për çështjet e ndryshme. Dhe një prej tyre është krijimi i Universitetit të Mjekësisë. Ndonëse kërkesa është bërë nga vetë profesorët e Mjekësisë në vitin 2007, për shkëputjen nga Universiteti i Tiranës, dhe krijimi më vetë i një Universiteti Mjekësie, i cili do ti jepte më shumë pavarësi, por tashmë kur propozimi ka marrë formë ligjore, ata ndihen të papërgatitur për të.

Madje duket se konfliktet mes drejtuesve të fakulteteve tradicionale të mjekësisë, dhe rektoratit të universitetit të ri të Mjekësisë, janë aq të forta, saqë kanë përfunduar jo vetëm në tryezën e ministrit të Arsimit, por edhe në dyert e gjykatës, ku dekani i Mjekësisë dhe ai i infermierisë, i janë drejtuar gjykatës për të zgjidhur problemet ligjore që kanë me Universitetin e Mjekësisë. Mësohet se në tryezën e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, ka shkuar një shkresë zyrtare nga drejtuesit e dy prej fakulteteve të Mjekësisë ku i kërkojnë të rishikohet vendimi për universitetin e Mjekësisë, pasi ata nuk mund ta përballojnë atë.

Ndërkohë që kjo nuk është e vetmja shkresë nga profesorët e këtij universiteti, që ndodhet në Ministrinë e Arsimit. Pas dërgimit nga universiteti i Mjekësisë, për miratim të statutit, në ministrinë e Arsimit ka mbërritur një shkresë tjetër nga fakultetet e Mjekësisë, ku i kërkohet të mos miratohet ky status, pasi nuk janë marrë në konsideratë sugjerimet e tyre. Dhe statusi i Universitetit të Mjekësisë ende nuk është miratuar, por as kthyer mbrapsht.

Vetë dekani i Mjekësisë, Bajram Hysa, në një e-mail që u ka dërguar profesorëve, pas debatit për këshillin e profesorëve, shprehet se rrugëtimi i universitetit të Mjekësisë është i vështirë. ”Fatkeqësisht, të gjitha zhvillimet e mëpasme të rrugëtimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, vërtetuan faktin e njohur se fillimet antiligjore dhe të pa studiuara mirë nuk mund të prodhojnë liri akademike dhe zhvillim institucional të qëndrueshëm”, - u ka thënë kolegëve të tij Hysa.

Në vitin 2007, me ligjin e ri të arsimit të lartë, fakultetit të Mjekësisë, iu hoq e drejta për të përzgjedhur shefat e shërbimeve dhe të departamenteve dhe mund të zgjidhnin vetë vetëm dekanin. Ndërkohë që për përzgjedhjen e shefave, u krijua një bord i veçantë në Ministrinë e Shëndetësisë, bord që edhe aktualisht bën përzgjedhjen e shefave të shërbimeve dhe që përbëhet nga Ministri i Shëndetësisë, kreu i ISKSH-së, rektori i Universitetit, dekani i fakultetit të Mjekësisë, kryetari i këshillit të profesorëve të Mjekësisë. Asokohe profesorët e Mjekësisë kundërshtuan fort me pretendimin se u cënohej autonomia, ndërsa kërkuan shkëputjen nga universiteti i Tiranës, dhe krijimin e një universiteti të Mjekësisë.
 
VKM
 
Me një vendim të datës 23 janar 2013 u vendos shkëputja e fakulteteve mjekësore nga Universiteti i Tiranës dhe krijimi i Universitetit të Mjekësisë. Sipas këtij vendimi, nga dy fakultete me profil mjekësor që ishin nën varësinë e UT-së, tashmë, kur kishin universitetin e tyre, do të krijohen 5 fakultete. Më parë ishin vetëm fakulteti i Mjekësisë dhe ai i Infermierisë, ndërsa tashmë këto dy fakultete janë ndarë edhe në pjesë të tjera dhe aktualisht universiteti i Mjekësisë përbëhet nga Fakulteti i Mjekësisë; Fakulteti i Mjekësisë Dentare; Fakulteti i Farmacisë; Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike; Fakulteti i Shëndetit Publik. Që do të thotë se edhe kompetencat e drejtuesve të tyre janë rishpërndarë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!