Mjekët ukrainas, raporton BBC, kanë raportuar për një rritje drastike të numrit të lindjeve të parakohshme, ndërkohë që lufta me Rusinë është në muajin e dytë.
Klinikat në qytetet Kharkiv dhe Lviv kanë parë dy ose trefishin e shkallës së lindjeve të parakohshme në javët e fundit. Një prej këtyre foshnjave, Polina, lindi me një peshë prej vetëm 630 gramësh, një e pesta e peshës mesatare të një foshnjeje të plotë. Rreziku i lindjes së parakohshme, kujtojnë mjekët ukrainas, rritet për shkak të infeksioneve, mungesës së trajtimit mjekësor dhe ushqimit të dobët.
Lajmi kryesor:
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini
