Mjekët i dhanë dy vite jetë legjendës së sportit, bashkëshortja s'mban lotët: Më thotë gjej dikë tjetër se je e re

Mjekët i dhanë dy vite jetë legjendës së sportit, bashkëshortja s'mban lotët: Më thotë gjej dikë tjetër se je e re

Rob Burrow dhe bashkëshortja

Legjenda e regbisë, Rob Burrow u diagnostikua me sëmundje të "neuroneve motorike"  që prek nervat në tru dhe palcën kurrizore. Që prej dhjetorit të 2019, 40 vjeçari është në "garë" për të qëndruar në jetë dhe falë bashkëshortes vijon të ketë forcë për të parë tre fëmijët në kushtet kur nuk komunikon dot me ta dhe nuk lëviz dot. Vetëm në 2021, mjekët i dhanë dy vite jetë legjendës së sportit, me bashkëshorten që tregon se ai i ka kërkuar që të gjejë një tjetër mashkull në jetën e saj pasi është e re.

"Ai gjithmonë thotë: “Gjej dikë tjetër, ti je ende e re. Nuk do të ketë kurrë njeri tjetër. Askush nuk mund ta zërë vendin e Robit. Është një klishe, apo jo, dashuri me shikim të parë, por mendoj se është e vërtetë", tha Lindsey 39 vjeçare. 40 vjeçari nuk mund të ecë apo flasë dhe komunikon përmes një tastiere të komanduar me sy. Rob është një nga më të mëdhenjtë e ligës së regbisë, pasi ka fituar tetë finale të mëdha të Superligës me Leeds Rhinos dhe 20 ndeshje ndërkombëtare me Anglinë. Ai tha për “The Mirror” se do të “luftonte deri në frymën e fundit” për të parë fëmijët e tij, Macy 10 vjeç, Maya 7 vjeç dhe Jackson 3 vjeç, teksa rriten.

Rob Burrow

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!