ITALI-Dy mjeke në Itali kanë postuar një fotografi në sallën e operacionit pasi kishin bërë një ndërhyrje kirurgjikale, duke pretenduar se gjithçka ka dalë me sukses, por gjërat janë ndërlikuar rrugës.
 
Pacienti ka vdekur pak ditë pas operacionit ndërsa stafi prej 5 mjekësh po hetohet pasi akuzohen se kanë neglizhuar punën që i kushtoi jetën atij.
 
Në foto dy mjeket janë të buzëqeshura ndërsa në sallë ndodhet edhe Gino Puccciarelli, 48 vjeç, pacienti që nderroi jetë.
 
Sipas spitalit të Perugia-s bëhej fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale rutinë, por delikate.
 
Familja e pacientit ka punësuar një avokat për të mbrojtur aludimet e tyre se vdekja ka ardhur nga pakujdesia e mjekëve.
 
Fotografia e postuar në rrjetet sociale padyshim që do të jetë një dëshmi e fortë për të akuzuar për vrasje stafin prej 5 mjekësh që ndodheshin në sallë.

selfie ne salle

itali

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com