SHKODER-Mjekët në qytetin e Shkodrës kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë për të kundërshtuar ligjin sipas të cilit gabimet mjekësore trajtohen si vepër penale.
Në protestë ishte dhe kirurgu i liruar, Edi Smalaj i cili ka deklaruar se arrestimi i tij ishte me prapavijë politike. Ai ishte arrestuar një javë më parë pasi hapi kartelë pa motiv për pedagogun e akuzuar për korrupsion Simon Lufi, duke e shtruar atë në spital, nën argumentin se pedagogu ka probleme kardiake.
“Unë jam akuzuar padrejtësisht, denoncimi është bërë nga drejtori i spitalit, por gjykata e vërtetoi të kundërtën. Arrestimi im kishte prapavijë politike, me qëllim prishjen e imazhit”, ka deklaruar ai gjatë protestës.

Bluzat e bardha paralajmërojnë se do të protestojnë çdo të enjte me qëllim që ligjvënësit në parlament ta anullojnë këtë ligj.
Sipas tyre protesta nuk është një mbrojtje të interesave individuale, po një kundërshtim të fenomeneve negative që mund të vijnë nëse gabimet mjekësore konsiderohen vepër penal si dhe u bëjnë thirrje të gjithë mjekëve t'i bashkohen protestës së tyre.

(Deklarata e mjekëve)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com