Ligji është shumë i paqartë sa i përket gabimeve mjekësore. Kështu në të mund të gjesh diçka vetëm për mjekimin e pakujdeshsëm, ndërsa gabimi mjekësor nuk është një vepër fare e dënueshme.

Neni 99 saktëson “Mjekimi i pakujdeshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga ana e personelit mjekësor ose farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkatuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet”.

Ndërsa gabimi mjekësor nuk konsiderohet fare vepër penale, duke çliruar mjekët nga detyrimi për të dhënë llogari dhe mbajtur përgjegjësi për pasojat që i kanë shkaktuar pacientit të tyre.