Mjekja: Moshat +57 vjeç vaksinohen kundër COVID-19 në qendra shëndetësore! Ja sëmundjet kronike që marrin dozën Pfizer

Në qendrën shëndetësore nr.10 ka përfunduar injektimi i dozave të dyta me vaksinën Sinovac. Aktualisht po përdoret dozë e parë Pfizer me prioritet të sëmurët kronik.

Aktualisht janë duke u vaksinuar grupmoshat +57 vjec, kanë mbaruar vaksinimin me dozën e dytë të Sinovac të gjithë pacientët. I është dhënë prioritet të sëmurëve kronik duke aplikuar vaksinën Pfizer si dozë të parë. Janë të sëmurët me CA, të sëmurët me transplant renal, të sëmurët diabetik insulinovartës, të sëmurët kronik me disa diagnoza, ata me sëmundje autoimune, obezët”-tha drejtoresha e QSH nr,10 Jonida Diko.

Drejtoresha e QSH nr.10 Jonida Diko shpjegon se mjekët e familjes bëjnë lajmërimin e qytetarëve që do të vaksinohen.

Në Qendrën Shëndetësore janë aplikuar mbi 6400 vaksina. Nuk ka pasur efekte anësore dhe nuk ka pasur refuzime nga pacientët për vaksinën. Një numër i caktuar pacientësh poshtë grupmoshës 57+ që është aktualisht kalendari i vaksinës, paraqitet në qendër shëndetëore për të kryer vaksinën. Këta pacientë janë mbajtur nga mjeku i famijes dhe lajmërohen sipas fashës së vaksinimit”-tha mjekja Diko.

Krahas vaksinimit, vazhdon dhe testimi për qytetarët e dyshuar me Covid, por momentalisht nuk ka asnjë të infektuar aktiv që po ndiqet nga mjekët e qendrës shëndetësore nr.10 në kryeqytet.

Mjekët e familjes ndjekin edhe pacientët e prekur nga virozat e stinës, numri i të cilëve është rritur në javët e fundit.

Prej disa javësh qarkullon një virozë dhe tek fëmijët dhe tek të rriturit. Të gjithë këta pacientë ndiqen nga mjeku i familjes. Është duke u rralluar si numër por ekziston një virozë e tillë që ka simptoma të lehta, temperaturë, dhimbje fyti, këputje, dobësi të përgjithshme. Të gjithë këto pacientë paraqiten tek mjeku i familjes dhe marin mjekimin e duhur”-tregoi mjekja Jonida Diko.

Mjekët këshillojnë respektimin e masave anti-covid por dhe konsumimin e ushqimeve të freskëta dhe të stinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë