Mjekja shqiptare letër Ramës:
Uroj të mos zhgënjehemi prapë

TIRANË - Një mjeke shqiptare në Itali i drejtohet me një letër kryeministrit në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama një letër, ku i ankohet për mungesën  hapësirës për ata që vijnë nga jashtë dhe rrëfen përvojën e saj të dështuar në Shqipëri në vitin 2008. Rama  e boton në faqen e tij në Facebook dhe i përgjigjet gjatë nga ana e tij, duke i thënë se e kanë prekur fjalet e saj, sepse "lexohet ne çdo rresht shpresa që vëertet une dhe shokët e mi arritem ta rilindim tek shumë njerez me fushatën dhe fitoren tonë, por po ashtu ndjehet ne çdo fjali barra e jashtezakonshme qe kemi per te mos e rivrare shpresen".. Më poshtë mund të lexoni të plota dy letrat e ndërsjellëta:

LETRA E MJEKES BRUNLIDA MARKU, DREJTUAR EDI RAMËS
Quhem Brunilda Marku, jam me origjine nga Lezha e ka 17 vjet qe jetoj ne Ferrara (Itali), qytet ku kam studiuar per mjekesi e jam specializuar ne semundjet e aparatit te mushkerive (pneumologji). Aktualisht punoj si mjeke pneumologe prane spitalit te ketij qyteti, ku jetoj bashke me familjen time.

Ne rradhe te pare do doja te beja urimet me te perzemerta per fitoren tuaj!

Uroj dhe shpresoj, qe te kete bashkepunime edhe me ne shqiptaret, qe ndodhemi larg vendit ne menyre qe te na jepet mundesia edhe ne per te dhene kontributin tone. "Guri i rende peshon ne vend te vet", -thote populli, ndaj nuk mohoj, qe shpesh mendoj qe nje dite te kthehem e te jap kontributin tim ne vendin tim.

Ne vitin 2008 nisur nga nje thirrje e qeverise se atehershme per te mbledhur te gjithe studentet qe ishin diplomuar jashte shtetit, provova te kthehesha, por me beso asnjehere me shume se atehere nuk jam zhgenjyer aq shume: biseda qe beheshin vetem lokaleve, CV qe hidheshin ne kosh pa i hedhur asnje sy e kerkim parash per nje vend pune, kur une nuk kisha nevoje sepse kisha nje pune ne Itali...

Nuk lashe dere pa trokitur por asnje nuk u hap. Ne fund te fundit ishte nje fyerje per studimet e mia e per rezultatet qe me kaq mund kam arritur ne kete vend ku  edhe ti e di mjaft mire nuk eshte e lehte te ecesh perpara.

Kam lexuar qe rektorati do te hape vende pune per pedagoge vetem per mjeket e QSUT-se...Pyetja ime eshte: Po per ne qe japim leksione ne fakultete mjekesie ne Itali, a jepet mundesi te japin kontributin tone edhe ne Shqiperi? Çdo te behet me ne qe kaq shume deshirojme te sjellim dijet tona ne Shqiperi?

Sot ime moter ka dorezuar dokumentat ne rektorat; nuk kane dashur t'ia pranojne pasi keto vende jane disponibel vetem per ata qe punojne ne QSUT...Pse keto perzgjedhje? A nuk jemi shqiptare dhe ne te tjeret? Ç'po behet ne kete periudhe?

Shpresoj qe nje dite te kem thjesht nje pergjigje....ate pergjigje qe ne keto vite asnje njeri nuk ma dha...Jam e sigurt qe je i nisur nga sensi i mire per te mbledhur dijen e jo per te mbledhur ato qe kane me shume miq e qe paguajne me shume te partia!!! Ka ardhur koha t'i themi mjaft ketyre pazareve te shemtuara dhe uroj te mos zhgenjehemi prape se do ishte kulmi mbas gjithe atij besimi qe ju dhame ne 23 qershor!!! 
 
Me respekt

Brunilda Marku

mag/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë