Mjekja shqiptare në Gjermani: Mbajtja e maskave këtu është e detyrueshme (VIDEO)

Mjekja shqiptare e Urgjencës në Gjermani dhe psikoterapistja, Aurora Meta Dollenberg përmes një lidhje live në Report Tv u shpreh se pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi, në Gjermani po respektohen rekomandimet e OBSH-së për mbajtje e maskave në zona të populluara. Respektimi me rigorozitet i rekomandimeve sipas saj po bëhet edhe për shkak të frikës së një vale të dytë të virusit.

"Jemi në një gjendje të qetë. Të kontrolluar. Po i përmbahemi rekomandimeve të OVBSH-së për mbajtjen e maskës mbrojtëse, distancimit social e higjienës. Duke pasur parasysh një valë të dytë të virusit, kështu që ne po i përmbahemi me skepticizëm dhe rigorozitet rekomandimeve. Maskat janë të detyrueshme. Në të gjitha vendet publike është i detyrueshëm. Për personat mbi 60-vjeç është e detyrueshme edhe në vende më të hapura. Për sa i përket udhëtimit jashtë Gjermanisë është i lejuar udhëtimi nga data 15 qershor. Ndërsa në klinika apo spitale numri i pacientëve është i kufizuar. Lëvizja është akoma e kontrolluar. Për fatin e mirë në Gjemani kemi tendencë në ulje të të vdekurve dhe të infektuarve. Edhe pse terapia specifike për Covid nuk është e sigurt kemi sukses në numrin e të infektuarve dhe të vdekurve. Fokus në ditët e fundit nuk ka qenë koronavirus si një infeksion por edhe pasojat që ka sjell në ekonomia. Pauza prej dy muajsh solli një dështim ekonomik të shumë bizneseve të vogla dhe të mesme. Shteti do i mbështesë me subvencione", tha mjekja, Aurora Meta Dollenberg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi