Drejtori dhe mjeku i spitalit COVID-3, Arjan Harxhi pasi është prekur nga koronavirusi është nisur drejt Turqisë ku aktualisht edhe po qëndron atje, me qëllim kurimin e tij.

Ndërkohë bashkëshortja e tij Erjona Shehu, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, i ka dhënë një përgjigje lajmeve të pavërteta për sa i përket shpenzimet për kurimin e doktorit, ku ajo theksoi se ato po i përballon familja e tij dhe jo fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shehu e revoltuar, shkruan se në asnjë moment nuk është prekur fondi i taksapaguesve shqiptarë, për kurimin e doktorit.

“Kushdo lëtyre politike, që ka dashur të përfitojë nga ky lajm i gënjeshtërt i them: Ju kam lenë Zotin!”, shkruan Shehu.

Ajo në fund të postimit ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë njerëzve të cilët i kanë qëndruar pranë, në këtë moment të vështirë.