Mjeku i Beratit braktis pacientët
fushatë në orarin e punës/Foto

Mjeku i Beratit braktis pacientët<br />fushatë në orarin e punës/Foto
Kandidati për deputet i LSI në qarkun Berat, Eugen Bojaxhiu, shkel hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, që ndalojnë përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në fushatë, në orarin e punës, raporton Lexo.al.
 
Bojaxhiu është mjek pranë një qendre shëndetësore të Beratit dhe njëkohësisht kandidat për deputet. Pavarësisht kësaj, ai guxon që në orar të punës, kur duhej të ishte duke pritur pacientët e tij, të dalë të bëjë fushatën elektorale.
 
Në 24 Maj, në cilësinë e kandidatit, ai publikon fotot nga takimet me tregtarët në tregun industrial të Beratit, treg i cili mbyllet çdo ditë në orën 15.00.
 
Pas këtij orari, çdo dyqan është i mbyllur dhe është e qartë se Bojaxhiu i ka zhvilluar takimet para kësaj ore, ndonëse i duhet të jetë çdo ditë deri në orën 16.00, pranë qendrës shëndetësore, shkruan lexo.al.
 
Nga fotot duken edhe dy zyrtarë të Bashkisë Berat që kanë shkelur gjithashtu ligjin.
 
Fatmir Bega, Drejtues i Njësisë Administrative nr. 2 të Bashkisë Berat, ndodhet përkrah Bojaxhiut kur në fakt, deri në 16.00 duhej të ishte në zyrë.
 
Rexhina Limja, është njëkohësisht kandidate për deputete, kryetare e LRI dhe drejtuese e zyrës rinore brenda institucionit të Bashkisë Berat. Edhe ajo nuk ndodhet në zyrën e saj në orarin e punës, por pranë tregtarëve të tregut industrial për të shpërndarë mesazhet e LSI. (Lexo.al)

eugen

eugen bojaxhiu

eugen

eugen

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin