Mjeku italian: Kanceri është një kërpudhë

Mjeku italian: Kanceri është një kërpudhë
Kanceri është një kërpudhë, ky është përfundimi i një hipoteze pseudoshkencore dhe jashtë çdo statistike klinike, artikuluar nga Tullio Simoncini", Kështu shkruhet në Wikipedia, teksa kërkon për mjekun italian Simoncini dhe teorinë e tij për trajtimin e tumorit.

Simoncini është një ish-mjek onkolog, përjashtuar nga Urdhri i Mjekëve në Itali dhe dënuar në mënyrë përfundimtare për mashtrim dhe vrasje me dashje. Është dënuar gjithashtu edhe nga AGCM për publikime të rreme dhe praktika jo të rregullta me një gjobë prej 50 mijë euro dhe me heqjen e të drejtës për të ndjekur dhe reklamuar aktivitetin e tij shkencor, nëpërmjet çdo lloj forme. Tullio Somoncini në librin (Kanceri është një kërpudhë. Revolucioni në kurimin e tumorit) që gjendet edhe në internet, shpjegon dy hipoteza personale në onkologji, dhe që kanë shkaktuar dhjetëra subjekte për hetime nga ana e gazetarëve dhe organeve të drejtësisë: Të gjitha tipet e neoplazisë, sipas mendimit të tij, dhe kundër të gjitha të dhënave shkencore, biologjike dhe klinike, - janë rezultat i agresionit të një kërpudhe, Candida Albicans.
Gjithashtu edhe infeksionet e supozuara nga candidata, që sipas hipotezës së tij edhe të gjithë llojet e tumoreve, gjithmonë sipas mendimit të tij subjektiv dhe kundër çdo lloj evidence shkencore, mund të trajtohen me anë të një solucioni me bazë bikarbonat natriumi (ose siç njihet në gjuhën popullore sodë buke).
Argumentet
I ashtuquajturi "trajtim" i tumorit me sodë bukë është një praktikë tejet e rrezikshme, totalisht pa asnjë efekt, pa asnjë bazë shkencore dhe që nuk i është nënshtruar procesit të verifikimit nga ana e komunitetit shkencor, dhe aq më pak të jetë vendosur në protokollet dhe eksperimentet e kërkuara nga Shërbimi shëndetësor Kombëtar.
Ndaj veprës së Simoncinit ka një qëndrim negativ si nga urdhri i mjekut, ashtu edhe gjykata: qoftë vendimi për përjashtimin e tij nga urdhri i mjekut, qoftë ai i gjykatës nënvizojnë se trajtimi me kura të tilla tek disa pacientë me tumor, mund të ketë përshpejtuar vdekjen e tyre.
Si funksionon terapia
Tek "Wikipedia" shpjegohet se sipas teorisë personale dhe kurrë të verifikuar të Simoncinit, që jo vetëm nuk është e buzar në evidenca empirike dhe shkencërisht të vlefshme, tumori ka si shkak të vetëm infeksionin nga kërpudha të llojit candida, dhe në veçanti të candida albicans, që është përgjegjëse për infeksionet e njohura si infeksionet mykotike; si pasojë e kësaj hipoteze, këmbëngul Simoncini, tumori mund të kurohet duke aplikuar një solucion me bazë bikarbonat natriumi, që është një antimykotik natyral.
(ek/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në

VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në "Old Trafford"