Mjeku Kalo: Shyqyr kemi ‘letrat e lagura të bebeve’ se ujë s’kemi! Shtoni pyetjen e 13-të te Këshillimi Kombëtar ‘A doni ujë 24 orë?’

Mjeku Kalo: Shyqyr kemi ‘letrat e lagura të bebeve’ se ujë s’kemi! Shtoni pyetjen e 13-të te Këshillimi Kombëtar ‘A doni ujë 24 orë?’

Mjeku Tritan Kalo

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka denoncuar përmes një postimi në facebook, mungesën e ujit, ku me ironi thotë që “rrofshin letrat e largura të bebeve” pasi me to mund të pastrohen. Ai thotë se në këto vite demokraci sa herë që futet për t’u larë i kujtohen vargjet e Fan Nolit,  “Anës detit i palarë”.

Në fund madje Kalo ka ironizuar edhe Këshillimin Kombëtar ku shkruans e atij i duhet shtuar edhe pyetja e 13-të, “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”.

“Kohë kovidiane…31.01.2022…Ditë e javë sa më të mbarë miq, dashamirës, të afërm dhe bashkëkombas….Ka vite që vargu “Anës detit i palarë…” (“Anës lumenjve”, Th. S. Noli), më vjen ndërmënd sa herë më duhet të lahem/bëj dush ose të laj teshat në fund të javës. Uji ose nuk vjen me presionin e zakonshëm dy-tre herë në ditë, kur ai rrjedh në çezmat tona me ndihmën e një pompe ose edhe “nuk turpërohet të mos vijë fare”. Unë jam në katin e tretë, mendoni familjet që ndodhen në dy katet sipër banesës sime. Fatmirësisht ka në shitje “letra të lagura për bebet”, të cilat na mundësojnë edhe ne “bebet e rritura” të qëndrojmë të pastër….KUR kemi hyrë në këtë pallat në Dhjetor 1962 dhe deri në Maj-Qershor 1992, të 24 orët e ditës uji kurrë nuk mungonte në çezmat tona….rrënoftë demon-kracija që na e hoqi “këtë bezdi”. Para pak vitesh u hap një kanal i cekët nën trotuaret e Rrugës “Muhamet Gjollesha”, dhe u instalua një lidhje e re me tubin qendror të ujit në pallatin tonë, duke na u thënë se tash e tutje uji nuk do të na mungonte. Broçkullat e zakonshme elektorale….Lali Eri, pushtoje edhe “kështjellën e fundit që është jashtë kontrollit tënd”, FSHF-në, por ke marrë dy herë votat edhe për 24 orë ujë në rubinetat tona, si dhe për mos shpërfytyrimin kullësor të urbanizimit  të Kryeqytetit të të gjithë Shqiptarëve….Do sugjeroja që Pika e 13-të e Këshillimit Kombëtar të ishte: “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”?!?!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!", shkruan Kalo

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 01/02/2022 10:57

    Z. Kalo respekte, jeni më Shqiptari i gjithe Shqiptarve. Jetë të gjatë ju uroj!

    Përgjigju
  • Iris: 01/02/2022 01:50

    100 % me ju z. Kalo.

    Përgjigju
  • Bastija: 31/01/2022 11:31

    Shume sakte profesor! Keto Jane gjera qe shqetesojne shqiptaret e jo pyetjet pa lidhje te gjoja keshillimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve