Mjeku shqiptar anestezist- reanimator në Francë, Teni Kamberi, gjatë një lidhje me Skype për Report Tv, është ndalur të flasë për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ai shprehet se numri i të infektuarve është shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, por nga kjo e keqe sipas tij ka edhe një të mirë. Në lidhje me nisjen e shkollave, Kamberi tha se nuk janë ende problematike dhe se klasat mund të mbyllen vetëm kur tre nxënës rezultojnë të infektuar.
Kamberi tha se rastet e rënda janë në numër shumë të vogël dhe kjo nuk ka sjellë mbingarkesë në spitale. Shkak iu rritjeve të infektimeve shton Kamberi, mendohet të jetë ulja e vigjilencës nga ana e qytetarëve.
“Numri është shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Nga kjo e keqe është një e mirë. Raste të rënda kemi më pak. Për momentin spitalet nuk janë në mbingarkesë. Në Francë hapja e shkollave është bërë dy javë më përpara se në Shqipëri. Për momentin më shumë po akuzohet ulja e vigjilencës. Dalja e tepërt nëpër klube. Më shumë po bazohemi tek këto. Klubet do mbyllen më herët. Tubimet në zonat e kuqe janë rreptësisht të ndaluara. Masat janë marrë tepër të rrepta në zonat e kuqe. Çdo tubim është i ndaluar. Shumë rrallë shef një njeri pa maskë. Nëse shikohet dikush pa maskë dënimi është 135 euro. Nga dje janë ndryshuar masat në shkolla. Nëse më parë gjendej një nxënës pozitiv, mbyllej klasa. Por meqë konstatimi është se fëmijët janë më pak infektues klasa mbyllet vetëm ku ka më shumë se tre nxënës. Edhe karantina nuk është 2 javë por vetëm 7 ditë dhe nxënësit kthehen në shkolla”, tha mjeku Kamberi.
Me se e vertet Teni Kamberi
Përgjigju