Mjeku shqiptar në SHBA tregon anën artistike: Doja të hiqja mendjen nga COVID-19 e bëra një këngë

Mjeku shqiptar në SHBA, Mario Ademaj, gjatë një lidhje live për Report Tv, u shpreh se situata atje është drejt përmirësimit, por vijon të mbetet delikate.  Gjithashtu ai tregoi edhe për një ilaç që ka pasur efekt tek pacientët e infektuar dhe kjo ka ngjallur shpresë tek amerikanët.

Ademaj gjatë intervistës foli edhe për pasionin e tij muzikën, ku së fundmi, kësaj situate që po kalon mbarë globi, i ka kushtuar edhe një këngë. Ideja sipas tij i erdhi gjatë një dite pushimi, të cilën nuk donte ta kalonte duke mbajtur mendjen tek viktimat dhe të prekurit me koronavirus.

Në fund mjeku dha edhe një mesazh. Ai bëri thirrje që për të luftuar ankthin dhe depresioni që shkakton ky virus, gjithsecili të bëje atë që ka pasion. 

“Ne besojmë se situata po përmirësohet këtu në SHBA. Patjetër që vijojnë të jetë një situatë delikate. Nëse nuk kemi kujdes mund të rikthehet fluksi. Për momentin nga gjykimi dhe fluksi në spitalin që jam unë situata po përmirësohet.  Kemi pasur disa informacione pozitive për një ilaç që e ka përmendur edhe presidenti Trump. Ka dhënë rezultate këtu në Amerikë. U shkurtua periudha e infeksionit. Kjo është një gjë e mirë dhe na jep shpresë. Vaksina merr disa vite dhe është një aksion i gjatë. Këtu në SHBA mendojmë se do të kemi vaksinën në fund të vitit por më e rëndësishmja për momentin është një trajtim i suksesshëm. Është shumë e vështirë të gjesh një trajtim kaq shpejt. Unë punoj në një klinikë ku bëhen testet për koronavirus. Nëse janë  me simptoma të rënda ne i shtrojmë në spitalin tonë. Është përmirësuar shumë situata. Kemi mjaft pajisje tani. Fluksi ka rënë ose të paktën ka mbetur stabël. Kjo është gjë e mirë. Prandaj është i rëndësishëm parandalimi.

Muzika për mua është hobi. Kisha një ditë pushim dhe doja të bëja diçka që të më hiqte mendjen nga koronavirusi dhe bëra një këngë të shkurtër, një minutë të gjatë bashkë me nusen. Ajo bëri vidioklipin. Një këngë për jetën time si mjek. Edhe mjekët mund të këndojnë dhe të bëjnë muzikë rap.  Edhe ne mundohemi që ta mbajmë jetën në balancë. Patjetër, unë e rekomandoj që çdo njeri të bëje atë që ka pasion gjatë këtyre momenteve të vështira. Lufta për momentin do të jetë kundër koronavirusit, por në të ardhmen do të jetë kundër depresionit dhe ankthit. Prandaj bëni atë që keni pasion në jetë", tha mjeku në SHBA, Marjo Ademaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan