Simon është një nga njerëzit më të kujdesshëm për kafshët e egra në parkun e qytetit dhe sapo njoftohet me një telefonatë se një mjellmë e vogël ka ngecur në një gardh niset menjëherë për ta shpëtuar. Por kur mbërrin aty përballet me diçka që nuk e kishte llogaritur t’i ndodhte. Babai i vogëlushes qëndron parë dhe nuk lë askënd t’i afrohet asaj. Madje guxon deri aty sa e godet me fletë burrin që po përpiqej vetëm të shpëtonte vogëlushen e tij.
Por Simon shpjegon se ky është një reagim normal i çdo babai të mundshëm. Vogëlushja e gjorë e mjellmës kishte ngecur keq në rrjetën e telit dhe puna bëhet për Simon akoma më e vështirë nga kërcënimi i vazhdueshëm i babait mjellmë që vazhdon ta godasë. Në fund ai arrin ta lirojë mjelmin e vogël dhe e lë të lirë.
Ajo që të bën përshtypje është theksi i veçantë dhe kultura e anglezit i cili i drejtohet mjellmës së egërsuar me fjalë si “Mjaft!” dhe “Mos u bëj budalla”, pas të cilave mund të pritej vetëm t’i ofronte dhe një filxhan çaj.
/Shqiptarja.com