'Mjeshtër i madh', Topi dekoron 4 regjisorë të njohu

'Mjeshtër i madh', Topi dekoron 4 regjisorë të njohu
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot paradite në një ceremoni të veçantë regjisorë të njohur të krijimtarisë kinematografike e televizive shqiptare, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në realizimin cilësor të mjaft filmave artistikë e programeve televizive. Titulli “ Mjeshtër i madh” iu është akordua 4 regjisorëve të mirënjohur Vera Grabocka, Vladimir Prifti, Albert Minga dhe Pali Kuke, me motivacionin për kontributin që ata i kanë dhënë për më shumë se 4 dekada realizimit cilësor të mjaft filmave artistikë e programeve televizive.
Presidenti Topi në fjalën e tij vlerësoi kontributin e personaliteteve në artin dhe kinematografinë shqiptare.
“Juve keni konkurruar në një kohë kur Kinostudio konkurronte denjësisht në tregun, ta quajmë, të filmit artistik. Dhe keni qenë vërtet do thoja, jo vetëm konkurrues, por në disa elementë të veçantë të këtij konkurrimi, keni dalë edhe fitues. Gjërat nuk vijnë menjëherë, nuk vijnë në mënyrë shumë revolucionare do të thoja. Gjërat vijnë nëpërmjet një rruge hap pas hapi, rruge evolutive. Dhe ju jeni pjesë e kësaj rruge. Të mos harrojmë, mjaft nga transmetimet që ju keni realizuar, kanë qenë për herë të parë transmetime të drejtpërdrejta. Dikush në botën e spektaklit, dikush në botën e sportit, keni bërë të mundur që publiku të jetë më afër evenimenteve”, tha presidenti Topi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza