Mjeshtri i koreografisë botërore, Angjelin Preljocaj, pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura

 Mjeshtri i koreografisë botërore, Angjelin Preljocaj, pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura

Në foto koreografi Angjelin Perljocaj

Mjeshtri i koreografisë botërore, Angjelin Preljocaj, tashmë është pjesë e stafit të Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Artisti është i njohur në mbarë botën për veprat e tij në balet, të cilat kanë parë dritën e skenave më në zë. Në vitin 2017 në Tiranë ngjiti në skenën baletin “Still life”, ndërsa gjatë këtij viti realizoi një vepër “Udhëtim dimëror” për Teatrin e La Scala-s në Itali.

Akademia Franceze e Arteve të Bukura

Angjelin Preljocaj do të jetë pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura, në seksionin e koreografisë, në të cilin janë pjesë edhe tre koreografë të tjerë. Gjatë ditëve në vazhdim këto do t’i dorëzohen për miratim edhe Presidentit të Francës, i cili është mbrojtës i Akademisë. Seksioni i Koreografisë u formua në 9 tetor të vitit 2018. Akademia e Arteve të Bukura është një nga pesë akademitë që përbëjnë Institutin e Francës. Me 63 anëtarë në 9 seksione artistike, ajo përpiqet të promovojë dhe inkurajojë krijimin artistik në të gjitha shprehitë  e saj dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore franceze.

Karriera e Angjelin Preljocajt

I lindur në vitin 1957 nga prindër shqiptar, Angelin Preljocaj fillon të studiojë balet klasik para se t’i dedikohet baletit kontemporan me Karin Waehner. Në vitin 1980 transferohet në New York për të punuar me Zena Rommett dhe Merce Cunningham për të vazhduar më pas studimet në Francë me koreografen amerikane Viola Farber dhe me francezin Quentin Rouillier. Punon me Dominique Bagouet para se të themelojë kompaninë e tij në dhjetor të vitit 1984. Që prej asaj kohe ka krijuar 45 koreografi. Angelin Preljocaj ka bashkëpunuar rregullisht me artistë të tjerë mes të cilëve mund të përmendim Enki Bilal, Goran Vejvoda, Fabrice Hyber, Karlheinz Stockhausen, Jean Paul Gaultier, Constance Guisset, Claude Lévêque. Krijimet e tij janë tashmë pjesë e repertorit të kompanive të ndryshme si: “La Scala”, “New York City Ballet” “Ballet de l’Opéra National de Paris”. Ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër ( Poastieri, Ide të errëta 1991) dhe shumë filma të tjerë për të cilët është vlerësuar me çmimin “Çmim e madh të filmit Artistik” në vitin 2003 dhe “Çmimin e parë për video-dance” në vitin 1992. Disa libra janë shkruar për aktivitetin e tij artistik si Angelin Preljocaj ( 2003), Flamuri i Zi ( 2006) dhe Topologjia e të padukshmit (2008). Në rrugën e gjatë të karrierës, Preljocaj është vlerësuar me çmime të ndryshme, si “Çmimi kombëtar i vallëzimit” dhënë nga Ministria e Kulturës në Francë (1992), “Beniamini i baletit” për Le Parc në 1995, “Çmimin Bessie” për Annonciation në 1997, “Fitoret e muzikës” për “Romeo e Giulietta” në 1997 dhe “Globin e Kristaltë”” për “Borëbardha” (2009).

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave