Mjeshtri i kërcimit, prof.dr. Skënder Selimi
TIRANË, 18 Shkurt/ATSH/.- Ministria e Kulturës  me  një status në adresën e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, i ka uruar  sot ditëlindjen mjeshtrit të kërcimit Skënder Selimi.
"Gëzuar ditëlindjen mjeshtri i kërcimit, prof.dr. Skënder Selimi!" është shkruar në statusin e ministrisë referuar përvjetorit të mjeshtrit.
"Mjeshtër i Madh i Punës, Prof.Dr. Skënder Selimi mbetet një artist pa kompromise, dhe një i dashuruar i përjetshëm mbas baletit, skenës, jetës" vijonte urimi publik .
Skënder Selimi është një koreograf i parë dhe një ndër krijuesit e baletit klasik, i cili vuri bazat dhe konceptet profesionalë në Shqipëri. Mjeshtri është ndër studiuesit e rrallë e cilësorë të folklorit koreografik e problemeve të koreografisë shqiptare. Ai ka edhe një veprimtari të gjerë pedagogjike ku spikat përpjekja për ruajtjen e individualitetit të studentit.
Regjisor-baletmaestri i parë  ai, është autor i duetit të parë klasik shqiptar, "Anusha", koreograf i kërcimit të parë modern shqiptar "Alba", koreograf i vodevilit të parë shqiptar "Mirela". Gjithashtu ai është autor i studimit të parë në fushën e koreografisë "Atllasi Koreografik Shqiptar", pedagogu i parë dhe themelues i katedrës së koreografisë në AAB në Tiranë, Doktor-Profesori i parë me titull shkencor në fushën e koreografisë. Mjeshtër i Madh i Punës, Prof.Dr. Skënder Selimi mbetet një artist pa kompromise, dhe një i dashuruar i përjetshëm mbas baletit, skenës, jetës.
/k.m/f.n/