Mjeti hyn mes turmës në 'Times
Square', 1 i vdekur 13 të plagosu

Mjeti hyn mes turmës në 'Times<br />Square', 1 i vdekur 13 të plagosu
NJU JORK- Për pak minuta “Times Square”, sheshi më i frekuentuar nga njerëzit, është përfshirë nga kaosi dhe terrori.   

Një automjet është drejtuar me shpejtësi në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut mesditën e sotme duke lënë të vdekur një person e ndërsa raportohet për 13 të tjerë të plagosur.
 
Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut njofton se është arrestuar drejtuesi i automjetit, një 26 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Sipas policisë, nuk kemi të bëjmë me një akt terrorist, por shoferi ka humbur kontrollin e mjetit pasi kishte konsumuar alkool.
 
Por dësjmitarët nga vendi i ngjarjes, shkruajnë mediat amerikane, shprehen se automjeti tip "Sedan i kuq" ka pasur si qëllim të godiste këmbësorët.

Ato thonë se mjeti ka lëvizur në drejtim të kundërt të makinave dhe është drejtuar për në trotuar duke qenë se aty është një zonë shumë e frekuentuar.

Zona në të cilin ndodhi ngjarja, aktualisht ka një prezencë të lartë policie si dhe trafiku është rënduar shumë. 

[gallery]22329[/gallery]




  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët