DURRËS- Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje, nga ku ka shpëtuar mrekullisht drejtuesja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Nga raportimet paraprake mendohet se mjeti tip Ford i bardhë me targë AA 809 IF ka shpërthyer në flakë si pasojë e një defekti teknik.
Nuk dihet ende drejtuesi i mjetit e ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë.
Komento