Mkhitaryan, Griezmann e
David Luiz në qendër të merkatos

Mkhitaryan, Griezmann e<br />David Luiz në qendër të merkatos<br>
Interi pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton dimërore. Objektivi kryesor mbetet Javier Pastore i PSG. Në prag të Botërorit, argjentinasi nuk dëshiron të humbsë vendin në Kombëtaren “Albiceleste” për në Rusi, dhe për këtë është shprehur i gatshëm për një rikthim në Seria A.

Interi dëshiron ta marrë në formë huazimi Pastore, por parizienët kërkojnë ta shesin, kështuqë zikaltërit duhet të formulojnë një ofertë të re. Drejtuesit e Interit, në fakt, po këmbëngulin edhe për futbollistin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, por problemi qëndrion te vetë mesfushori armen, i cili preferon më shumë rikthimin në Bundesligë te Borussia e Dortmundit.

Antoine Griezmann nuk është një emër i panjohur te Manchester United, madje në sesionet e fundit të merkatove verore, emri i francezit është përfshirë në preferencat e “Djajve të kuq”. Sipas “Daily Mirror”, paraqitjet e fundit që ka bërë sulmuesi me Atletico Madrid kanë bindur trajnerin Mourinho ta drejtojë objektivin e tij pikërisht nga francezi, që me klubin madrilen ka ende një kontratë në fuqi deri në verën e vitit 2022. Prishja e kontratës me “Los Colchoneros”, ndërkohë, ka një klauzolë prej rreth 100 milionë eurosh, një shumë kjo shumë e madhe për merkaton dimërore. Griezmann është prej kohësh në shënjestër nga Barcelona, që ndër të tjera është hedhur në gjyq nga Atletico për negociata të fshehta.

David Luiz është drejt divorcit me Chelsea. Mbrojtësi brazilian nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Antonio Conte dhe largimi që në merkaton e Janarit duket i pashmangshëm. 30-vjeçari, i cili kërkohet nga Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid, në fakt mund të firmosë për Manchester United. Luiz pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, që do t’i jepte një rol kryesor te “Djajtë e Kuq”.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal