TIRANË, 23 Shkur/ATSH/. -Duke u mbështetur në Rregulloren e MKRS Nr.01/2015 për Subvencionimin në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore Rinisë dhe Sportit si dhe bazuar në kuadër të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Rini 2013-2017, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Departamenti i Rinisë (DiR) ka shpallur një thirrje të hapur për përkrahjen e projekteve në tematikën e Sigurisë Njerëzore.
Departamenti i Rinisë në MKRS ka shpallur së fundmi një ftesë për projekt propozime të cilën ja ka drejtuar të gjitha OJQ-ve kosovare rinore, të cilat i ka inkurajuar që të sjellin projekt propozimet.
Ndërkohë që në këtë shpallje theksohet se projektet e përzgjedhura dhe të përkrahura duhet të respektojnë kriteret moshore(15-24 vjeç), objektivat e tematikave (lidhur vetëm me të rinjtë), dhe përmbajtjen e tematikës si "Të rinjtë dhe mjedisi i sigurt" etj.
/k.m/f.n/