Mlladic dënohet me burgim të përjetshëm për genocidin në BosnjeVideo/ “Mlladiç hero!”, protestuesja përleshet me serbin me flamur
Gjykata e Hagës pritet të marrë sot një vendim për ish-gjeneralin serb Ratko Mlladic, i konsideruar si një ndër kasapët e Ballkanit, për krimet e tij në Bosnje-Hercegovinë.
Gjykata e Hagës ka dënuar sot me burgim të përjetshëm për genocid ish-gjeneralin serb Ratko Mlladic, i konsideruar si një ndër kasapët e Ballkanit, për krimet e tij në Bosnje-Hercegovinë.
Gjatë seancës Mlladic është nxjerrë forcërisht nga salla, pasi nisi të fliste pa leje dhe të ulëriste kundër gjyqtarit.
Mladiç u shpall fajtor për krime lufte dhe krime të tjera kundër njerëzimit dhe për gjenocid për rolin e luajtur në masakrën e Srebrenicës, akuza kryesore në këtë proces.
Para se gjykata të shprehej për vendimin e saj, u detyrua që të përjashtojë nga salla Ratko Mladiçin, i cili protestoi dhe përmes avokatit të tij kërkoi shtyrjen e vendimit për arsye shëndetësore, kërkesë që u rrëzua nga gjykata.
Mlladiç u arrestua në vitin 2011 pas më shumë se 15 vitesh arrati. Rreth 300 vetë janë ulur në bankën e dëshmitarëve gjatë procesit të tij, e gjykatës së OKB-së në Hagë iu paraqitën gati 10 mijë prova.
Përpara tij, në mars të vitit 2016 Gjykata ndërkombëtare e Hagës për krimet në ish-republikën e Jugosllavisë dënoi edhe ish liderin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhic me 40 vjet burg, duke e shpallur atë fajtor për 10 nga 11 akuzat kundër tij. Akuzat kishin lidhje me organizimin e mizorive serbe në Bosnje gjatë viteve 1992-95, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën të paktën 100 mijë persona. Ai u shpall fajtor për organizimin e genocidit të vitit 1995 në Srebrenica, ku forcat serbe ekzekutuan rreth 8000 burra dhe djem, si dhe për nënte akuza të tjera si krime kundër njerëzimit, vrasje, deportim, terror dhe sulme të paligjshme kundër civilëve. Mes këtyre akteve brutale ishte edhe rrethimi 44 mujor i Sarajevës, ku mbi pesë mijë civilë humbën jetën.