Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua Konferenca Kombëtare mbi shërbimin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri. Synimi i konferencës me temë “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” ishte inicimi i punës për hartimin e planit kombëtar, si një dokument kryesor që parashikon detyrat e përgjegjësitë e çdo institucioni shtetëror dhe subjekti privat në Shqipëri për organizimin, planëzimin, koordinimin, mbështetjen dhe kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirat territoriale tokësore e detare të Shqipërisë, si dhe vendeve partnere në rajon.
I pranishëm në këtë konferencë zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, vuri në dukje se kjo konferencë bashkon komunitetin e angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit për të ndarë përvojën, për të zbatuar mësimet e nxjera dhe për të diskutuar mbi sfidat e zhvillimit të kapaciteteve, përgatitjen, shpëtimin dhe evakuimin e personave në rrezik për jetën.
FA, së bashku me institucionet e tjera shtetërore, kanë zhvilluar një sërë operacionesh të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nxjerrë në pah mundësitë e kapaciteteve tona ushtarake, por edhe mangësitë dhe hapësirat për përmirësim. Operacioni në ndihmë të tragetit “Norma Atlantik”, vitin e kaluar, apo përballja me situatën e krijuar në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, në jugperëndim të vendit ishin shembujt që solli zv.ministri Koçi në fjalën e tij si operacione të kryera në vështirësi në shpëtim të jetës së njerëzve, duke nënvizuar se “Ato kanë demonstruar aftësi dhe kapacitet, duke nxjerrë në pah edhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet strukturave shtetërore”.
Të tjerë të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zv. ministri i Punëve të Brendshme, Ilirian Mustafaraj, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, autoritete të pushtetit vendor etj.
Konferenca vijoi punimet në panele. Paneli i parë me moderatorë zëvendësministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi diskutoi për Sistemin e Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, ndërsa paneli i dytë me moderator shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, diskutoi për planëzimin dhe drejtimin e operacioneve të kërkim shpëtimit. Në të dy panelet u mbajtën rreth 12 kumtesa. Në fund u bënë komentet mbyllëse dhe rekomandimet për të ardhmen.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com