TIRANE - Ministria e Mbrojtjes reagoi pas denoncimeve të njëpasnjëshme të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla për shitje pa kriter të pronave ushtarake.
Sipas drejtorit të Operacioneve dhe Stërvitjes, kolonel Vladimir Avdia reduktimi i numrit të kazermave ushtarake në Shqipëri ka ardhur si shkak i standardeve të reja të NATO-s dhe eliminimi i vazhdueshëm i forcave të armatosura.
Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes, kolonel Vladimir Avdia, tha: “Në sqarim të opinionit publik, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së bën me dije se procesi i transformimit të vazhdueshëm të FA-së, i cili zhvillohet që prej dy dekadash, ka ndikuar ndër të tjera edhe në inventarin e pronave në përdorim të Forcave të Armatosura. Reduktimi i vazhdueshëm dhe shumë i thellë i Forcave të Armatosura, eliminimi i shërbimit të detyrueshëm dhe kalimi në forcën plotësisht profesioniste dhe vendosja e standardeve të reja të NATO-s kanë sjellë si rezultat edhe reduktimin e ndjeshëm të numrit të kazermave ushtarake në Shqipëri. Nga një ushtri e përhapur në disa mijëra pika hapjeje në të gjithë territorin e vendit, sot FA janë përqendruar në një numër shumë herë më të vogël kazermash dhe instalimesh ushtarake”, shprehet Avdia në një konferencë për mediat.”
Sipas tij, në këtë proces transformimi, roli i Shtabit të Përgjithshëm ka qenë përcaktimi i kazermave dhe instalimeve të tjera ushtarake, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur realizmin optimal të misionit kushtetues të Forcave të Armatosura.
“Kazermat, instalimet dhe pronat e tjera ushtarake, që mbeten jashtë këtij plani, konsiderohen më tej si prona publike dhe trajtohen nga institucionet e parashikuar me ligj, të cilat bëjnë dhe administrimin e tyre. Në përmbushje të detyrave të tij Shtabi i Përgjithshëm i FA-së ka synuar dhe synon të planëzojë dhe të zhvillojë më tej ato kazerma dhe instalime ushtarake që kanë rëndësi për përmbushjen e misionit të FA, ndërkohë që ka propozuar për të nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes të gjithë ato elementë infrastrukturorë, të cilët jo vetëm nuk i shërbejnë më funksionimit dhe përdorimit operacional të Forcave të Armatosura, por përbëjnë edhe konsumatorë të konsiderueshëm burimesh njerëzore, materiale dhe financiare”, thekson koloneli Avdia.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com