TIRANE- Moda e grevave të urisë përpara statusit është kritikuar edhe nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Tre përfaqësuesit e shteteve të BE-së kanë hedhur kritika për grevat e urisë që po shfaqen së fundmi në rrugët e Tiranës dhe kanë kërkuar që palët të gjejnë dialogun ndërmjet tyre dhe jo të ngrenë çadrat në greva urie. Konkretisht ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, ambasadorja e Çekisë Bronislava Tomasova dhe ambasadori i Polonisë, Marek Jeziorksi theksuan se polarizimi i shoqërisë do të japë ndikimet e saj në progres raportin e BE-së për Shqipërisë gjë që sipas tyre nuk i shërben aspiratave integruese të vendit.
Gaiani
Diplomati italian, Massimo Gaiani gjatë një takimi në fototekën Marubi në Shkodër i bëri një apel palëve politike që të ulin tensionet dhe të bashkëpunojnë ndërmjet tyre. Duke folur nga Shkodra ai u shpreh se pret një bashkëpunim më të madh mes forcave politik për të shtuar dialogun në prag të marrjes së vendimit për statusit të vendit kandidat. Gaiani theksoi gjithashtu se prioritet për integrimin e vendit në Bashkimin Euripian mbetet bashkëpunimi mes krahëve politike. Duke folur edhe për grevat që po zhvillohen në Tiranë, ai tha se ato janë një e drejtë e një vendi demokrati për të kërkuar të drejtat.
Tomasova
Ambasadorja e Çekisë në Tiranë i ka vlerësuar grevat e urisë në vend si negative për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Ajo tha se, grevat e urisë si formë proteste dobësojnë mundësitë e marrjes së statusit në një moment kyç në të cilin ndodhet vendi. Vlerësimin e saj ambasadorja e ka dhënë në një takim më të rinjtë e Shkodrës, lidhur me integrimin. Në fjalën e saj ajo ka folur edhe për politikanët shqiptarë duke thënë se ata duhet të punojnë për popullin dhe jo për veten e tyre. Në fjalën e saj Tomasova ka dhënë një mesash edhe për politikën shqiptare, duke thënë se aktorët e politikës duhet të punojnë për popullin dhe jo për veten e tyre.
Jeziorksi
Përfaqësuesi diplomatik i Polonisë në Tiranë, Marek Jeziorksi theksoi dje nga Korça se shtetit polak jep mbështetjen e tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai tha se që të gjitha partitë konfirmojnë qëndrimin e tyre për marrjen e statusit kandidat, por që kjo sipas tij kërkon më tepër bashkëpunim. Ndërsa lidhur me grevën ambasadori polak nuk dëshiroi t’i komentojë ato duke lënë të kuptohet se situata aktuale po polarizohet.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com