Modeli i ri në PD? Topi: Taktikë
e Lulzim Bashës dhe Berishës

Modeli i ri në PD? Topi: Taktikë<br />e Lulzim Bashës dhe Berishës
Kryetari i FRD-së Bamir Topi e ka cilësuar si një taktikë të kryetarit të PD Lulzim Basha deklaratën e tij se PD nuk mund të qeveriset më me modelin e Sali Berishës. Duke folur në emisionin “45 minuta” në Report TV, kryetari i FRD shtoi se këtë taktikë Lulëzim Basha e ka ndërmarrë me miratimin e ish kryetarit Sali Berisha për të krijuar iluzionin se gjërat po ndryshojnë.

I pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me PD për zgjedhjet parlamentare Bamir Topi u shpreh se ende nuk janë kushtet për këtë gjë. Nga ana tjetër Kreu i FRD Bamir Topi shtoi se ai është i gatshëm për bashkëpunim me çdo parti që ka për qëllim kryesor ndërtimin e shtetit të së drejtës.
 

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?