Nga disa fotografi të bëra publike nga LSA, shfaqen gjatë seancës së djeshme, deputetë me “tabletë”, “smartphone” e “lap-top”, duke lundruar në internet, “Facebook dhe media online.
Fotografia më interesate është ajo, ku duken deputetët demokratë, Kastriot Islami dhe Bedri Hoxha, të cilët lexojnë në një “iPad”, një lajm që ka bërë bujë së fundmi në mediat on-line.
Bëhet fjalë për modelin nga Tropoja, Alesio Alia, i cili ka deklaruar se ka kaluar një natë të zjarrtë me një deputete të parlamentit shqiptar.
Fotografi të tjera tregojnë deputetët socialistë Erjon Braçe dhe Ulsi Manja, të cilët duket të fokusuar në Facebook.
Apo edhe të tjerë si deputeti i LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja demokrate Halbiona Halimi, që shfaqen të fokusuar në telefonat e tyre të zgjuar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)