Modelja Egla Harxhi e transformuar, tregon se prej 6 muajsh nuk është me partnerin e saj (FOTO)

Modelja Egla Harxhi e transformuar, tregon se prej 6 muajsh nuk është me partnerin e saj (FOTO)

Modelja që ka shkaktuar shpesh bujë me deklaratat e saj, Egla Harxhi ishte e ftuar  tek "Rudina", ku foli për mëmësinë dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, fotografin francez Alexander Ale del Basseville.

Egla tregoi se prej 6 muajsh ajo dhe Ale nuk jetojnë bashkë pasi fotografi udhëton shpesh anembanë botës.

"Kur jemi në Paris, jemi bashkë, por Alexandri pjesën më të madhe të kohës nuk është në Paris dhe udhëton shumë. Në momentin që vendosëm ta mbajmë djalin, bëmë një marrëveshje shumë të fortë me njëri-tjetrin. Alexandri ma bëri të qartë që familja nga ai vjen ka një portokoll shumë të fortë. Alexandri është në vende të ndryshme të botës, në takime biznesi, arti. 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Alexandre nuk ka qenë i pranishëm kur lindi djali, unë nuk doja që të ishte. I kemi ndarë përgjegjësitë, ai do të vazhdojë detyrat e tij dhe unë do të merrem me djalin", u shpreh Egla.

130/2
/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'