Një modele greke është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut, në Kinë, pasi është kapur me kokainë. Mediat e huaja raportojnë se ka rënë në pranga modelja 19-vjeçare Irini, e cila po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Autoritetet kanë bërë me dije se bukuroshja greke është kapur me 2.6 kg kokainë, që në treg kapte vlerën e 300 mijë dollarëve. Gjatë dëshmisë në polici, 19-vjeçarja ka mohuar që lënda narkotike t’i përkiste asaj.

“Disa persona më hodhën në qese atë çfarë gjetën autoritetet. Nuk e mbaj mend kur dhe si ka ndodhur. Ajo çfarë mund t’ju them është të më ndihmoni. Ju lutem më ndihmoni, u thoni prindërve të mi që unë jam e pafajshme”, i tha 19-vjeçarja konsullit grek në Kinë.

Ndërkohë, modelja ndodhet në burg në Hong Kong, ku pritet të qëndrojë deri në përfundimin e hetimeve.

d.c./shqiptarja.com