Modelja hungareze rrëfen tmerrin në Maqedoninë e Veriut: Biznesmeni tha se do më vriste, do më hidhte në liqenin e Ohrit dhe askush s'do më gjente

Modelja hungareze rrëfen tmerrin në Maqedoninë e Veriut: Biznesmeni tha se do më vriste, do më hidhte në liqenin e Ohrit dhe askush s'do më gjente

Viktoria Jasmin

Miss Univers Hungaria, Viktoria Jasmin ka rrëfyer historinë që përjetoi në vitin 2021 kur mbërriti në Maqedoninë e Veriut për një punë modelingu por pak ditë më vonë kishte frikë për jetën e saj pasi rrezikonte të binte pre e një grupi trafikantësh organesh. 21-vjeçarja, në një intervistë për Blikk rrëfeu se si shpëtoi nga duart e një burri që i thoshte se ishte biznesmen, por në fakt është nën hetim nga Interpoli.

“M’u kërkua që të bëja setin fotografik të një koleksioni rrobash, jo vetëm unë, por 12 modele në total. Ishte një skuadër ndërkombëtare, ne ramë dakord me mesazhe në një grup të përbashkët. Kur mbërrita në Maqedoninë e Veriut, në brigjet e liqenit të Ohrit, pranë kufirit me Shqipërinë, një muaj më parë...” kështu e nisi rrëfimin Missi, duart e së cilës dridheshin dhe ishte shumë nervoze. Ajo tha se ambienti ishte i mahnitshëm dhe një burrë që iu afrua ishte shumë i sjellshëm ndaj saj.

Por vetëm pas pak ditësh, situata u kthye në një makth të vërtetë.

“Stafi i hotelit mori pasaportën time. Asgjë nuk ndodhi për disa ditë, isha e shoqëruar kudo që shkoja, më vëzhgonin në çdo moment. Pas pak kohësh, punëdhënësi im filloi të më shtynte. Ai donte të më përqafonte, më kërkonte ta puthja, sillej pak ashpër por unë refuzova”, tha Viktoria.

“Në një moment, papritmas u kthye nga unë dhe më tha: Nëse të vras pikërisht këtu e të hedh në liqen, askush nuk do ta dijë se ku ke përfunduar për 20 vite. U tremba, por nuk tregova. Piva dy gota verë dhe pas kësaj nuk më kujtohet asgjë nga mbrëmja, ndoshta kanë hedhur diçka në pije, isha në gjendje të pavetëdijshme”, tregoi Miss-i.

Ditën tjetër, Viktoria i tregoi historinë babait të saj dhe vajzave në grupin e mesazheve duke i shpjeguar se ishte në telashe.

“Unë dilja çdo ditë për ecje, ndaj zgjodhëm të përdornim këtë taktikë. Unë lashë gjithçka në hotel dhe u largova. Ata (autoritetet) më ndihmuan të strehohesha për 2 netë”, tha Viktoria, e cila u fsheh derisa mbërriti babai i saj.

“Ishte një ditë e tmerrshme. Isha e tmerruar se mund të më gjenin. Nuk mund të mbyllja sytë. Kisha makthe gjatë natës sepse specialistët më thanë se u zhduka një ditë para se të më merrnin organet dhe të mi shisnin”, rrëfeu Miss-i, e cila kishte frikë të fliste për atë që ndodhi në një javë në Maqedoninë e Veriut.

Një prej vajzave që ishte me të bëri një denoncim në Francë dhe Interpol nisi të hetonte. Por biznesmeni ka arritur ta gjejë sërish dhe e kërcënon vazhdimisht.

“Që kur u aktivizova sërish në rrjetet sociale, ky njeri më ka gjetur dhe më kërcënon, më shantazhon, duke më thënë se ka foto komprometuese të mia”, ka shpjeguar ajo duke thënë se ende nuk është gati të jetojë në paqe.

“Një psikolog po më ndihmon të përballoj traumën dhe jeta ime ka ndryshuar krejtësisht. Unë nuk guxoj të shkoj askund vetëm, nëse shoh një person që i ngjan atij, më ndalet zemra, kam shumë frikë. Unë informoj të paktën dy persona për çdo aktivitet që bëj, madje edhe një udhëtim të thjeshtë për blerje”, tha Viktoria Jasmine, e cila nuk dëshiron të jetojë me frikë dhe shpreson se historia e saj do të ndihmojë në shpëtimin e vajzave të tjera nga situata të ngjashme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt