Moderatori shqiptar Labinot Gashi është bërë baba për herë të parë dhe kjo gjë e ka lumturuar jashtë mase. Ai e ka shfaqur emocionin e të qenit baba me anë të një fotojë që ka publikuar në rrjetet sociale. Labi shihet teksa puth vogëlushen e ij, duke mos ja treguar fytyrën të porsalindurës.
“Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrume kemi sot, Qendresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë.
Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional... Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të ksaj bote. Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi spo pres me e kalu jetën bashk. Faleminderit Zot,”- shkruan moderatori krahas fotos.

Postim i bërë nga Labinot Gashi
Ndërkohë në një tjetër postim ka bërë të ditur se vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin Rroa. I urojmë jetë të gjatë Rroa Gashit!
Postim i bërë nga Labinot Gashi
/Shqiptarja.comKomente

