Moderatorja e njohur e Portokalli dhe bukuroshja e ekranit Xhemi Shehu, ka sot ditëlindjen. Nuk kishte si të mungonte një urim nga dy miqtë e saj më të mirë, Arbana Osmani dhe Eno Popi. Mesnatën e sotme, ata i kanë bërë një surprizë Xhemit në shtëpinë e saj. Nën fishekzjarre, Arbana ka postuar një video në Instagram në të cilën Xhemi kërcen me Enon.

"Duke kërcyer me yllin tonë. Gëzuar ditëlindjen Chemi! Të duam!", shkruan Arbana në postimin e saj.
Xhemi, Arbana dhe Eno kanë shumë vite që punojnë së bashku në të njëjtin televizion dhe gjithmonë e kanë treguar miqësinë e tyre të fortë. Ndërkohë urime të shumta kanë ardhur edhe nga fansa të dy prezantueseve në postimin e Arbanës.

 

 

Dancing with our star ⭐️ Happy Birthday Chemi! We love you! @enopopi

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

 

Redaksia Online
(A.K/Shqiptarja.com)