Moderatorja simpatike, Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale ku bën me dije lajmin e mirë.
"Zoti mendoi qe ti te ndricoje jetet tona me 17.09.2018 ,ndersa halla deshi qe ti te quhesh Raiden,Zoti i Drites dhe i Vetetimes.
Faleminderit qe na prezantove me nje tjeter dimension te jetes Raiden Ymeri,"- shkruan moderatorja krahas videos.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet dhoma e spitalit e cila është e mbushur me tollumbace blu dhe me dy arushë gjigandë, madje për pak sekonda mund të shikoni edhe fytyrën e të voglit. Moderatorja është bërë nënë ditën e hënë më datë 17 shtator por vetëm sot ka dashur ta bëjë publikë lajmin. Jona Spahiu është shkëputur krejtësisht nga bota e televizionit dhe ka vendosur t'i dedikohet rritjes së djalit të saj të porsalindur. Urime dhe jetë të gjatë!