Vaksina e Moderna 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19 ! U testua te 30 mijë persona, shumë pak efekte anësore

Vaksina e krijuar nga Moderna Inc MRNA.O kundër Covid-19, është  94.5% efektive, në luftën ndaj virusit. Deklarata u dha sot nga presidentyi i kompanisë, duke u bërë kështu kompania e dytë amerikane brenda një jave që raporton rezultate që tejkalojnë pritshmëritë.

Vaksinat, përfaqësojnë mjete të reja të fuqishme për të luftuar një pandeminë që ka infektuar 54 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë rreth 1.3 milion. Lajmi vjen gjithashtu në kohën kur rastet e COVID-19 janë duke u rritur në nivele rekord në SHBA.

"Ne do të kemi një vaksinë që mund të ndalojë COVID-19", tha Presidenti i Moderna Stephen Hoge në një intervistë telefonike.

Një avantazh kryesor i vaksinës Moderna është se nuk ka nevojë për depo ultra të ftohtë si ajo e Pfizer, duke e bërë më të lehtë shpërndarjen. Moderna pret që ajo të jetë e qëndrueshme në temperaturat standarde të frigoriferit prej 2 deri 8 gradë Celsius  për 30 ditë dhe mund të ruhet deri në 6 muaj në -20 gradë Celsius.

Vaksina e Pfizer duhet të transportohet dhe ruhet në minus 70 gradë Celsius dhe mund të ruhet në temperatura standarde të frigoriferit deri në pesë ditë.

Në studimin e Moderna, u përfshinë 30,000 pjesëmarrës. Dhe shumica e personave të përfshirë, nuk shfaqen efekte anësore dhe ata të cilët shfaqen i kishin të moderuara.

Moderna pret të ketë të dhëna të mjaftueshme të sigurisë që kërkohen për autorizimin e SHBA në javën e ardhshme .

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të njohur në botë të rasteve dhe vdekjeve COVID-19 me më shumë se 11 milion infeksione dhe gati 250,000 vdekje. Kompania shpreson të ketë midis 500 milion dhe 1 miliardë doza në 2021. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Përditësimi: 17/11/2020 02:26

    T'a ketë lexuar Tritan Shehu i PD-së??!!..po BabaRamo ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033