Mogherini: Ballkani është Europë
ka pasur kriza, por janë tejkalua

Mogherini: Ballkani është Europë<br />ka pasur kriza, por janë tejkalua
“Ballkani nuk është oborri i pasëm i Europës, ai është Europë”. Kështu deklaron përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.
 
Gjatë konferencës së ambasadorëve në Bruksel, Mogherini u shpreh se e konsideron Ballkanin një zonë ku BE-ja mund të humbasë më tepër dhe të fitojë më tepër.
 
Shefja e politikës së jashtme të BE tha se ndihet e zemëruar, kur kolegët e saj u thonë miqve në Ballkan se, “jeni në rrugën drejt Europës”, kur rajoni në fakt është pjesë e saj.
 
Kemi parë tensione në Ballkan, por në fund, partnerët tanë ballkanikë kanë qenë të aftë ta konfirmojnë dëshirën dhe kapacitetin e tyre për të lëvizur drejt BE”.
 
Më 31 gusht Mogherini do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni