Mogherini: Ballkani forcon 
BE, Brexit nuk na dobësoi

Mogherini: Ballkani forcon <br />BE, Brexit nuk na dobësoi
Shefja e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Federica Mogherini tha se BE jo vetëm që nuk do të tkurret, por është duke shikuar me përparësi mundësinë e aderimit të vendeve ballkanike.
 
E pyetur mbi mundësinë e anëtarësimit të Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës si një taktikë edhe për të kapërcyer problemet e fqinjësisë, Mogherini tha për “La Stampa” se situata është përmirësuar.
 
“Falë raportit të secilit prej këtyre vendeve me Bashkimin Europian, janë kuruar shumë nga plagët e një lufte që ka ndodhur vetëm 20 vite më parë. Rruga është ende e gjatë dhe jo lineare. Megjithatë jam e bindur që do të vazhdojë edhe falë faktit që këto vende e duan aderimin në BE”, u shpreh Mogherini.
 
Brexit sipas saj nuk ka shënuar aspak fundin e unionit, siç besonin shumë skeptikë duke i cilësuar zgjedhjet e fundit në Francë si një nga treguesit e vlefshëm të këtij fakti.
 
“Pas referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ishin të shumtë ata që parashikuan se ai votim do të ishte fillimi i fundit, por të gjitha zgjedhjet, jo vetëm në Francë kanë treguar të kundërtën. Natyrisht që ka probleme me të cilat duhet të përballemi, sepse shqetësimi i qytetarëve është real, por europianët kane nisur të kuptojnë se çfarë është realisht në lojë dhe francezët e thanë qartë se mbështesin projektin europian sepse e konsiderojnë pjesë të zgjidhjes”, thotë Mogherini.

Redaksia Online
AL.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi