FINLANDË- Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini ka vënë theksin tek çelja e bisedimeve të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti. Gjatë takimit informal të ministrave të Punëve të Jashtme, që po zhvillohet në Helsinki të Finlandës, Mogheriniu shpreh se BE duhet të ketë qasje të qëndrueshme sa i përket çeljes së negociatave, me vendet e Balkanit Perëndimor, specifikisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
"Vendet anëtare treguan një vetëdije dhe vendosmëri edhe më e fortë për nevojën për të qenë konsistent në hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit", mësohet të ketë thënë Mogherini.
Ndërkohë nga ana tjetër, i këtij mendimi ka qenë edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas i cili tha se BE duhet të tregojë një interes më të madh për vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Unë mendoj se BE duhet të ketë një interes për këtë rajon," tha Heiko Maas në Helsinki, duke shtuar se kjo është një formë për të parandaluar shtetet e tjera që nuk pajtohen me vlerat e BE-së që të ndikojnë në këtë rajon. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.
“Për mendimin tim, kishte më tepër pritshmëri pozitive për faktin që në një moment të caktuar të nisnim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Haavisto në një konferencë për shtyp pas bisedimeve.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot
24 Nëntor, 07:05
-
Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?
23 Nëntor, 23:55
-
Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund
23 Nëntor, 22:59
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën
23 Nëntor, 22:43
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën
23 Nëntor, 22:08
-
Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali
23 Nëntor, 21:39
-
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri
23 Nëntor, 21:27
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
'Sabotim'- Kush i preu kabllot në Detin Baltik, kinezët apo rusët?
23 Nëntor, 20:51
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
VIDEO/ Manchester City në krizë, 'Qytetarët' dhe Guardiola pesë humbje radhazi! Tottenham i shënon 4 gola në 'Etihad'
23 Nëntor, 20:27