Mogherini: Bëni reformën në
drejtësi, silleni Shqipërinë në BE

Mogherini: Bëni reformën në<br />drejtësi, silleni Shqipërinë në BE
TIRANE - Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, i bën thirrje klasës politike në Shqipëri të gjejë rrugën e dialogut për të miratuar reformën në drejtësi. Gjatë fjalimit në Kuvend, Mongherini e cilësoi reformën në gjyqësor prioritetin numër një të axhendës së integrimit të Shqipërisë, duke theksuar se pas votimit të paketës së reformës, Komisioni Europian do të vendosë për çeljen e negociatave.

 "Duhet një reformë e thellë dhe tërësore në gjyqësor. Kjo është numri një në axhendë. Sepse kjo ka të bëjë me barazinë e qytetarëve të cilët duhet të trajtohen njësoj pavarësisht nga statusi social, besimi i tyre. Ka të bëjë me kompanitë e mëdha, me investitorët e huaj të cilët duhet të kenë besim tek institucionet. Ka të bëjë me demokracinë. Kjo reformë do të hapë rrugën për një rekomandim nga Komisioni Europian për të filluar negociatat dhe shtetet anëtare të marrin një vendim pozitiv për këtë çështje. Mund të jetë fillimi për një kapitull të ri në marrëdhëniet tonë në të ardhmen. Komisioni i Venecias do të japë shumë shpejt rekomandimet përfundimtare. Miratojeni reformë! Të gjitha palët, qeveria, opozita, duan që Shqipëria të ecë përpara drejt BE, dhe qytetarët e Shqipërisë presin të bëni këtë gjë. Prandaj, bëjeni!", u shpreh Mongherini.
 
Apeli i saj ishte i qartë drejtuar klasës politike që të çlirohen nga e shkuara bllokuese dhe ta çojnë Shqipërinë në BE. "Parlamenti ka një detyrë para vetes. Është përgjegjësia juaj dhe e imja që të japim rezultate për punën që po bëjmë jemi të gjithë së bashku. Ftesa ime për ju dhe sugjerimi im për ju: çlirohuni nga ajo pjesë e së shkuarës që bllokon të ardhmen tuaj. Silleni Shqipërinë në Bashkimin Europian. Këtë ia keni detyrim shqiptarëve dhe kështu i detyroheni të gjithë Europës", tha Mongherini.

mogherini

Duke iu referuar mungesës së dialogut politik, Mongherini tha se vjen nga një vend i cili ka patur një eksperiencë negative krizash politike. Por, tha ajo, interesat e qytetarëve dominojnë mbi ato të partive politike. "E di që politika vuan mungesën e një dialogu të thellë mes partive. Unë vij nga një vend që ka përvojë në këtë fushë. Unë e di që është tmerrësisht e vështirë për tu arritur. Për shumë kohë në vendin tim, në Itali kemi vuajtur të njëjtën sëmundje. Debati politik ishte i orientuat nga ofendimet. Por ka interesa më kyçe sesa ato të partive politike dhe janë interesat e qytetarëve. Ne kemi nevojë që politika dhe institucionet të japin rezultatet e duhura, përndryshe qytetarët e vendeve tona do të zhgënjehen. Ne duhet të përqendrohemi tek çfarë duhet të bëjmë. Dhe kjo është e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor", deklaroi më  tej shefja e diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

mogherini

Ajo deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë në Bashkimin Europian. Por sipas saj, janë vetë shtetet ata që duhet të bëjnë ndryshimin.

"Rrugëtimi europian nuk ka të bëjë me formula të gatshme,” u shpreh ajo duke shtuar se të gjitha vendet e Ballaknti Perëndimor duhet të bëhen bashkë për të ecur përpara.

"Rrugëtimi europian nuk ka të bëjë me formula të gatshme. Unë dëshiroj të flas për këtë gjë, të cilën ne mund dhe duhet ta bëjmë së bashku. Ka shumë sfida që ne ndjamë si europianë, por askush prej nuk i ka përgjigjet e duhura. Nuk kemi mësues apo nxënës. Ne duhet që së bashku të punojnë për përgjigje të përbashktëa, si siguria, radikalizimi, migrimi, shpëtimi i jetëve të refugjatëve, punësimi, rritja ekonomike, e tashmja dhe e ardhmja. Janë shumë të qarta, që të gjithë gjendemi në të njëjtën varkë. Sëbashku mund të gjejmë zgjidhje. Sfidat që po kalon ky rajon e tregon. Se ne duhet të jemi sëbashku në këtë sfidë. Vetëm duke qenë sëbashku mund të japim rezultate,” u shpreh Mogherini.

mogherini

mogherini



Mogherini mbërrin në Tiranë, takon Metën
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini ka mbërritur në Tiranë rreth orës 18:30. Takimin e saj të parë, pas mbërritjes në Tiranë, zyrtarja e lartë e Brukselit e zhvilloi me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta në orën 18:50.

mogherini dhe meta

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'