Mogherini e Hahn përshëndesin
paktin PS-PD: Koha për Vetting

TIRANE-Përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini dhe Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn kanë përshëndetur sot paktin e arritur nga Rama dhe Basha. 

Me anë të një deklarate të perbashket, ata kanë ftuar palët që ta zbatojnë sa më shpejt këtë marrëveshje duke vendosur theksin tek inje implementim i besueshëm i procesit të Vettingut, që është dhe celësi për progresin e anëtarësimit drejt BE.

“Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike.

Ky ishte një hap i parë thelbësor. Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Duke qenë se vota në Parlament për ngritjen e organeve të Vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të Vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë”, shtohet në deklaratën e përbashkët të Mogherini dhe Hahn.


Eshtë kjo deklarata e përbashkët për shtyp e dhënë nga Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn.

deklarata e hahn dhe mogherini
(Deklarata e përbashkët e Hahn dhe Mogherini) 

Redaksia Online
E.M/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave