Mogherini pret Bushatin: Shqipëria
histori suksesi, vazhdoni reformat

Mogherini pret Bushatin: Shqipëria<br />histori suksesi, vazhdoni reformat
“Shqipëria është një histori suskesi në rajon”. Kështu deklaroi shefja e politikës së jashtme dhe sigurisë më BE Federica Mogherinin gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Mogherini theksoi se Shqipëria duhe të vijijë rrugën e reformave që ka nisur.   

“Ky takim ishte një shans i rëndësishëm për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së dhe për hapat e mëtejshëm pozitiv që do të ndjekim në të ardhmen. E kam thënë gjithmonë që Ballkani Perëndimor si rajon do të jetë një prioritet për mua, pasi është rajoni ku me pak punë konstante nga ana e BE-së, mund të bëjë shumë diferencë për banorët e këtij rajoni, por edhe për vetë Bashkimin Evropian, dhe Shqipëria është një histori suskesi në këtë rajon. Kemi nevojë, të vijojmë në këtë rrugë, jo vetëm për BE-në, për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për të gjithë rajonin. Roli që Shqipëria mund të luajë në rajon është thelbësor dhe këtë e di unë, e dini ju dhe mendoj se kemi vevojë të vijojmë në këtë rrugë, jo vetëm për integrimin evropian, por edhe për integrimin rajonal. Shqipëria do të vijojë në këtë rrugë reformash dhe ndryshimesh si brenda Shqipërisë ashtu edhe në rajon”, deklaroi Mogherini.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se “gjatë takimit dikutuam mbi mënyrat që BE mund të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe rajon për të kontribuar në një proces integrimi efiçent dhe dinamik”.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore