Shefja e politikës së Jashtme të BE-së Frederica Mogherini mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, Mogherini ka vlerësuar reformat e ndërmara nga qeveria Rama. Sipas saj Shqipëria ka një perspektivë të qartë evropiane
 
edi rama
 
Ishte kënaqësi për mua që diskutova sot me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama zhvillimet politike në vend dhe reformat që Shqipëria po ndërmerr, sidomos pasi fitoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian vitin e kaluar. Shqipëria ka një perspektivë të qartë evropiane dhe ne sot biseduam për mënyrën sesi mund të shkohet përpara në këtë proces.Unë e përshëndes angazhimin e fuqishëm të kryeministrit Rama në rrugën evropiane të Shqipërisë, duke përfshirë punën e nevojshme për reforma.
Ne gjithashtu folëm për dimensionin rajonal dhe unë shpreha vlerësimin për përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të qenë një partner konstruktiv në rajon dhe më gjerë
”, deklaroi Mogherini.
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)